Lidhje

Barak Obama do të vizitojë Lindjen e Mesme dhe Evropën këtë verë


Kandidati demokrat për president Barak Obama shpalli sot planet për të vizituar Lindjen e Mesme dhe Europën këtë verë.

Fushata e senatorit Obama njoftoi sot se ai do të vizitojë Jordaninë, Izraelin, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe. Megjithatë nuk u konfirmua nëse zoti Obama ka gjithashtu në plan të vizitojë Irakun dhe Afganistanin. Fushata e kandidatit demokrat nuk pranoi të jepte datat për udhëtimet e tij të pritshme.

Në një njoftim të nxjerrë sot, senatori Obama tha se ky udhëtim do t'i japë atij një mundësi për të vlerësuar situatën në vendet kritike për politikën amerikane të sigurisë si dhe të konsultohet me miqtë dhe aleatët për sfidat e ardhshme.

Senatori Obama përballet me kandidatin republikan për president senatorin John McCain, i cili ka kritikuar pikpamjet dhe përvojën e Senatorit Obama për politikën e jashtme.

Senatori McCain ka kritikuar zotin Obama sepse ka thënë se ai mund të binte dakort për t'u takuar me presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, pa vendosur kushte paraprake.

Fushata e zotit McCain ka thënë se kjo pikpamje e zotit Obama tregon " një gjykim krejtësisht të dobët".

XS
SM
MD
LG