Lidhje

Imigracioni dhe identiteti kombëtar në sytë e akademikut Gëzim Alpion


Luftrat, varfëria, globalizimi dhe ndryshimi i sistemeve politike janë faktorët kryesorë të imigracionit. Ky fenomen që vazhdon të krijojë probleme politike dhe sociale në Perëndim, mbart historitë e trishtuara dhe ngulmimin e lodhshëm të miliona njerëzve në kërkim të një jete më të mirë.

Akademiku dhe shkrimtari shqiptar në Britaninë e Madhe Dr Gëzim Alpion shtjellon temën e identitetit kombëtar shqiptar në shumicën e veprave të tij në gjuhën angleze, por veçanërisht në tre librat Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme? Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nene Tereza, dhe Sikur të Vdekurit të Dëgjonin që sapo është botuar këtu në Shtetet e Bashkuara nga shtëpia botuese Globic Press në Karolinën e Veriut. Libri Sikur të Vdekurit të Dëgjonin është një dramë e cila u vu ne skene ne Angli nga teatri Dreamscape, me regji te Marcus Fernando fillimisht ne vitin 2006 dhe se fundi ne Marsin e ketij viti. Aktualisht Dr Alpion është lektor për Sociologji dhe Studimet e Medias në Universitetit e Birminghamit në Angli.

Per tu informuar me shume me keto botime dhe vecanerisht per temen e trajtimit te refugjateve shqiptare ne Perendim ne emisioni Ditari, Zeri i Amerikes zhvilloi nje interviste me shkrimtarin.

XS
SM
MD
LG