Lidhje

The New Yorker: Kongresi ka miratuar fonde për operacione të fshehta kundër Iranit


Në një artikull të botuar në revistën amerikane The New Yorker, thuhet se Kongresi amerikan e kishte pranuar në fund të vitit të kaluar një kërkesë të Presidentit Bush për të financuar një shkallëzim të dukshem të operacioneve të fshehta kundër Iranit.

Revista shkruan se Presienti Bush i kërkoi Kongresit një shumë deri në 400 milion dollarë në përpjekje për të destabilizuar udhëheqjen fetare të Iranit. Duke cituar burime të paidentifikuar zbulimi, të kongresit dhe të ushtrisë, revista në fjalë thotë se në vepritmaritë e fshehta të miratuara nga Kongresi përfshihen mbështetja e grupeve pakicë dhe disidente si dhe mbledhja e informacioneve të zbulimit lidhur me programin e dyshuar të armëve bërthamnore të Iranit.

Revista New-Yorker tha se financimi i operacioneve të reja është nënshkruar nga Presienrti Bush. Në këtë dokument thuhet se masat e mara zgjerojnë dukshem operacionet e fshehta amerikane në Iran.

Administrata e Presidentit Bush deri tani nuk ka reaguar ndaj këtij raproti. Por në revistë thuhet se disa udhëheqës të kongresit amerikan kanë bërë pyetje serioze lidhur me natyren e këtyre operacioneve të reja, ku përfshihet Agjencia Qëndrore e Zbulimit dhe Komanda e Përbashkët e Operaciove Speciale.

XS
SM
MD
LG