Lidhje

Pse nuk mund të ketë socializëm në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës?


Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen po bëhet githnjë më e qartë se fituesit më të mëdhenjë do të jenë anëtarët e dy partive më të mëdha, Partisë Demokrate dhe Republikane. Po pse Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm i cili nuk ka një parti të tretë serioze, sidomos ndonjë parti me prirje socialste apo të klasës punëtore.

Shumica e analistëve pajtohen se Shtetet e Bashkuara janë të ngjashme me vendet demokratike të botës me përjashtim se nuk ka një parti socialiste në nivel kombëtar.

"Amerika është shumë ndryshe nga demokracitë e tjera".

Gary Marks nga universiteti i Karolinës së Veriut thotë se ekspertët shpesh i quajnë idealet e barazisë, mirëqenies sociale, pavarësinë nga të tjerët dhe një qeverisje të kufizuar si "djepi amerikan" dhe këto ideale janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Amerikës nga Britania në vitin 1776.

"Edhe pse ne ankohemi se kemi një qeveri të gjërë dhe kërkojmë gjithnjë që ajo të zvogëlohet, nëse krahasohet me vendet e tjera, e shohim se niveli i qeverisjes sonë është më i ulti ndër vendet e perendimit. Ajo që vërejmë në Shtetet e Bashkuara është një kulturë e cila ve në pah individualizmin dhe prirjen kundër shtetërore. Dhe roli i qeverisë në jetën e njerëzve është shumë më i vogël se në vendet e Europës".

Me çdo valë të re imigrantësh, njerëzit nga gjithë bota kanë pranuar vlerat e përbashkëta amerikane të cilat siç thonë shumë ekspertë nuk kanë prirje të një socializmi tradicional. Por në prag të luftës së parë botërore, kushtet e këqija të jetesës në Shtetet e Bashkuara ndikuan në një krijimin e kushteve për një socializëm. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1912, kandidati i Partisë Socialiste Eugene Debs fitoi 6 përqind të votave. Dhe në atë kohë kishte qindra zyrtarë socialistë të zgjedhur në qytetet amerikane. Por kjo parti i kishte problemet e saj.

"Socialistët, të cilët ishin partia e tretë nga madhësia, nuk kishin ndonjë gjë për të ofruar, thotëGary Marks".

Ajo që ata ofronin shton ai ishte një ideologji e pastër por sindikatat e punëtorëve ishin të ndara ndërmjet dy partive të mëdha.

Sipas Benxhamin Ginsbergut, drejtor i qendrës për studime të qeverisjes amerikane në universitetin Johns Hopkins, punëtorët amerikanë në atë kohë ishin më tepër të interesuar në çështje ekonomike se sa politike.

"Në Shtetet kur klasa punëtore u bë një forcë politike e drejta e votës për meshkujt e racës së bardhë ishte një gjë që ishte vendosur tanimë për një kohë të gjatë. Pra nuk kishte nevojë për tu munduar për të drejta politike dhe ata u bashkoheshin njërër nga të dy partitë e mëdha politike".

Por kriza ekonomike e viteve 1930, shtoi shpresat e socialistëve se kishte ardhur koha për një parti të punëtorëve në Amerikë por zoti Ginsberg thotë se kjo parti ishte vonuar.

"Gjatë kohës së depresionit të madh, kushtet ishin shumë të mira për një parti socialiste por me ardhje në skenë të Franklin Delano Ruzveltit dhe koalicionit të tij 'Marrëveshja e Re' shumë punëtorë u bënë një faktor i rëndësishëm në partinë demokrate".

Sindikatat e punëtorëve kanë qenë shumë aktive në rritjen e numrit e atyre që dalin në votime në një sistem politik me dy parti të mëdha. Dhe që nga Depresioni i Madh, sindikatat e punëtorëve kanë përkrahur kryesisht Partinë Demokrate.

Socialistët sipask analistit Gary Marks nuk e kuptuan kurrë logjikën e sistemit politik amerikan. Ai thotë se për dallim nga sistemet parlamentare ku me rëndësi është që një kandidatët të fitojnë shumicën e votave, në Shtetet e Bashkuara me rëndësi është që një kandidat të fitojë me shumë vota se kundërshtari.

"Kjo do të thotë se partitë e vogla nuk kanë shansë të fitojnë në këtë sistem politik në nivel kombëtar".

Që nga Lufta Civile, dy partitë kryesore në Amerikë, kanë marrë mesatarisht 95 përqind të votave në zgjedhjet e përgjithshme dhe kjo nuk pritet të ndryshojë në vitet e ardhshme. Përderisa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë një rast i veçantë, shanset për një parti socialiste janë fare të vogla.

XS
SM
MD
LG