Lidhje

Këngëtarja dhe kompozitorja  Allison Moorer me albumin e ri "Mockingbird"


Këngëtarja dhe kompozitorja Allison Moorer ka nxjerrë kohët e fundit albumin me titull "Mockingbird.

"Mockingbird"


Kjo është kënga "Mockingbird" emrin e të cilës mban edhe vetë albumi. Me këtë album ajo nderon shumë artistë që e frymëzuan atë në punën e saj si këngëtare dhe kompozitore. Për këtë koleksion Allison kompozoi vetëm këngën e titullit.

Ajo e realizoi këtë projekt me ndihmën e muzikantit dhe regjisorit, Buddy Miller, të cilit i njeh meritën e zgjedhjes së këngëve që ajo ka interpretuar më mirë, përfshirë kompozime të muzikantëve të tillë të famshëm si June Carter Cash, Joni Mitchell dhe Nina Simone.

"Ring Of Fire"

Allison është motra e vogël e këngëtares së muzikës Kantri, Shelby Lynne. Ato u rritën në Alabama dhe u ekspozuan ndaj muzikës në moshë fare të vogël. Babai i tyre ishte drejtues i një bande muzikore, ndërsa nëna mësuese e këngës.

Allison po jep aktualisht një turne koncertesh në Amerikën e Veriut sëbashku me bashkëshortin e saj, fituesin e çmimit Grammy Steve Earle. Ajo ka në plan të shkojë në një tjetër turne me të në Evropë nga fundi i këtij viti. Përsëri nga albumi "Mockingbird", të dëgjojmë edhe një herë Allison Moorer me aranxhimin e saj të këngës së Patti Smith-it, "Dancing Barefoot".

"Dancing Barefoot"

XS
SM
MD
LG