Lidhje

Presidenti Bush nënshkruan projekt-ligjin për financimin e luftës


Presidenti Bush nënshkroi paketën ligjore për një fond prej 162 miliardë dollarësh për operacionet ushtarake në Irak dhe në Afganistan, duke e kthyer atë në ligj. Ligji nuk përcakton afat për tërheqjen e trupave.

Në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë mirënjohëse dhe t’u japin ndihmë të pakursyer trupave të veta jashtë vendit. Presidenti vlerësoi ligjvënësit për bashkëpunimin e tyre për ligjin.

Fondi i ri për luftën do të paguajë për operacionet ushtarake në Irak dhe në Afganistan, deri pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të ri amerikan, në janar të vitit 2009. Presidenti Bush i pati kundërshtuar me forcë përpjekjet e demokratëve, të cilët kanë shumicën në Kongres, dhe që kërkuan vendojen e një afati për tërheqjen e turpave luftarake nga Iraku.

Ligji për shpenzimet, po ashtu siguron 465 milionë dollarë për Nismën Merida, që do të shërbejë si nxitje për t’i ndihmuar Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore të luftojnë kundër trafikantëve të dhunshëm të drogës.

XS
SM
MD
LG