Lidhje

Një diplomat serb nën akuza për falsifikim dokumenti zyrtar


Një njoftim i medias serbe thotë se Beogradi ka filluar procedurat ligjore kundër një prej diplomatëve të saj i cili akuzohet se ka ndihmuar një lojtar të një ekipi universitar basketbolli të arratisej nga Shtetet e Bashkuara pasi ishte akuzuar se kishte rrahur keq një student tjetër.

Radioja e pavarur B92 e Beogradit citon Ministrinë e Jashtme serbe të ketë thënë se autoritetet kanë shkarkuar nga detyra zëvendës-konsullin në Shtetet e Bashkuara, Igor Millosheviç, për lëshimin e paligjshëm të një pasaporte emergjente të dyshuarit Millan Kovaçeviç.


Basketbollisti Kovaçeviç, i gjatë 2,05 metra dhe me peshë 118 kilogramë ishte rekrutuar për të luajtur basketboll në Bigamton të Nju Jorkut. Ai u arrestua më 4 maj pas një përleshjeje në një lokal, e cila la një nga studentët thuajse pranë vdekjes. Studenti vazhdon të jetë në gjendje kritike dhe nuk është ende i vetëdijshëm.

Pas disa javëve në burg, i dyshuari Kovaçeviç u lirua me kusht dhe u detyrua të dorëzonte pasaportën e tij serbe. Por senatori amerikan Çarls Shumer thotë se përfaqësuesi serb Millosheviç i ka dhënë të dyshuarit dokumenta udhëtimi emergjente. //ad//

XS
SM
MD
LG