Lidhje

Robert Mugabe i mirëpritur në takimin e Bashkimit Afrikan


Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe u mirëprit nga homologët e tij në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Afrikan, megjithë thirrjet që iu bënë kësaj organizate për të dënuar rizgjedhjen e tij.


Zoti Mugabe hyri në sallën kryesore të konferencave sot në krah të organizatorit të takimit Presidentit egjiptian Hosni Mubaral dhe presidentit të Tanzanisë Yakaya Kikwete që mban kryesinë e radhës së Bashkimit Afrikan.

Shtetet e Bashkuara, Britania, dhe vende të tjera e dënuan raundin e dytë të zgjedhjeve në Zimbabve dhe tre ekipe vëzhguesish afrikanë, përfshirë ekipin e Bashkimit Afrikan, kanë thënë se votimet u dëmtuan rëndë nga dhuna.

Por udhëheqësit afrikanë nuk e kritikuan direkt zotin Mugabe sot në takimin që po mbahet në Sharm el Shiek në Egjipt.


Në komentet në hapje të takimit, Presidenti i Tanzanisë foli vetëm për sfidat me të cilat përballet Zimbabve, ndërsa kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan Jean Ping tha se Afrika duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që ta ndihmojë Zimbabven të zgjidhë konfliktin politik.

Ndërkohë Kryeministri kenian Raila Odinga tha në Nairobi se Bashkimi Efrikan duhet ta pezullojë zotin Mugabe derisa të mbahen zgjedhje të drejta. //ad//
XS
SM
MD
LG