Lidhje

Tadiç, paralajmërime OKB-së kundër ndryshimit të UNMIK-ut


Presidenti serb Boris Tadiç tha se e ka informuar direkt kreun e Kombeve të Bashkuara, se asnjë ndryshim në përmasat dhe rolin e misionit të UNMIK-ut nuk mund të bëhet pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit dhe pa miratimin e Serbisë.

Zoti Tadiç tha se ia kishte parashtruar sot pikëpamjet e vendit të tij Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Zoti Tadiç u tha gazetarëve në Athinë, se çfarëdo ndryshimi që bëhet pa miratimin e Këshillit, do të ishte i paligjshëm.

Në qershor, shefi i Kombeve të Bashkuara i paraqiti Këshillit të Sigurimit një plan për ristrukturimin e UNMIK-ut. Në plan parashikohet vendosja e operacioneve të policisë, doganave dhe drejtësisë nën kontrollin e Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë e mbështesin planin. Por Rusia, që ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, ashtu si edhe Serbia, e kundërshtojnë atë.//lk

XS
SM
MD
LG