Lidhje

Sekretarja Rajs pret Ministrin e Jashtëm kroat Jandrokoviç


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs dhe Ministri i Jashtëm kroat Gordan Jandrokoviç u takuan në Departamentin e Shtetit në Uashington për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se diskutimet u përqendruan tek gjendja në Ballkan, përfshirë çështjen e Kosovës. Ai tha se të dyja palët diskutuan gjithashtu edhe për çështje të sigurisë evropiane, përfshirë marrëdhëniet e Kroacisë me NATO-n.

NATO-ja ftoi Kroacinë dhe Shqipërinë të fillojnë bisedimet për anëtarësim, gjatë takimit të nivelit të lartë të aleancës që u mbajt në prill në Bukuresht.

Zoti Jandrokoviç, që mbërriti dje në Uashington u takua gjithashtu me udhëheqës të Kongresit dhe zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes.//lk

XS
SM
MD
LG