Lidhje

Udhëheqësit grekë dhe turq të Qipros takohen në Nikozi


Udhëheqësit rivalë grekë dhe turq të Qipros u takuan në Nikozi për të rishikuar përgatitjet për negociatat historike, që synojnë të zgjidhin ndarjen e këtij ishulli mesdhetar.

Zyrtari i Kombeve të Bashkuara Taye-Brook Zerihoun tha sot se Presidenti i Qipros Dimitris Kristofias dhe udhëheqësi i turqve të Qipros Mehmet Ali Talat ranë dakord në parim se çdo zgjidhje përfundimtare duhet të përfshijë krijimin e një shteti të vetëm.

Zoti Zerihoun tha se dy udhëheqësit zhvilluan një takim disa-orësh në rezidencën e tij zyrtare, brenda zonës së kontrolluar nga OKB-ja që ndan dy komunitetet etnike, grek dhe turk.

Komisione ekspertësh nga të dyja palët kanë zhvilluar një numër takimesh që në prill dhe pritet që brenda këtij viti të fillojnë negociata të plota dhe të drejtpërdrejta. Ndërkaq më 25 korrik është planifikuar të vazhdojnë bisedime të tjera paraprake.

Qiproja është ndarë që në vitin 1974, kur trupat turke pushtuan ishullin në përgjigje të një grusht-shteti të mbështetur nga Athina, i cili synonte t’ia aneksonte ishullin Greqisë.//lk

XS
SM
MD
LG