Lidhje

Turqi: Akuza për terrorizëm ndaj një grupi laikësh


Media turke thotë se prokurorët do të ngrenë akt-akuza ndaj një grupi me peshë aktivistësh laikë, të dyshuar se janë të përfshirë në një komplot kundër partisë në pushtet me prirje islamike.

Rrjeti televiziv turk NTV citon zëvendës kryeprokurorin, i cili sot tha se autoritetet kanë përfunduar akuzat e ngritura ndaj anëtarëve të dyshuar të rrjetit laik Ergenekon. Ai tha se të dyshuarit do të akuzohen për terrorizëm.

Media turke tha se akuzat nuk përfshijnë ende 21 persoant e arrestuar të martën, si pjesë e një hetimi policor për këtë rrjet. Një komandant i ushtrisë turke, bëri thirrje për qetësi mbas arrestimeve të së martës, ku u ndaluan edhe dy gjeneralë në pension, dhe një gazetar.//lk

XS
SM
MD
LG