Lidhje

Hezbollahu bie dakord për shkëmbim pengjesh me Izraelin


Udhëheqësi i grupit opozitar shiit Hezbollah thotë se ky grup ka rënë dakord për një marrëveshje për shkëmbim pengjesh me Izraelin.

Në një fjalim në televizion sot, Hassan Nasrallah tha se Hezbollahu do të dorëzojë dy ushtarë izraelitë të zënë peng, që besohet të kenë vdekur, në këmbim të pesë të burgosurve libanezë në Izrael. Nuk u sqarua menjëherë se ku do të bëhej këmbimi.

Qeveria izraelite ra dakord të dielën që të lironte të burgosurit libanezë, në këmbim të trupave të dy ushtarëve izraelitë, të zënë peng në në aksion në vitin 2006. Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka thënë se beson që dy ushtarët të kenë vdekur.

Në një zhvillim tjetër sot, qeveria britanike bëri të ditura planet për ta përfshirë të gjithë krahun ushtarak të Hezbollahut në listën e organizatave të ndaluara terroriste.

Ministria e Brendshme britanike akuzoi grupin esktremit shiit se ka mbështetur terrorizmin në Irak dhe në territoret palestineze.//lk

XS
SM
MD
LG