Lidhje

Izrael: Një palestinez vret 3 vetë, plagos 45 të tjerë me buldozer



Autoritetet izraelite thonë se një burrë palestinez përplasi një buldozer me një sërë automjetesh dhe këmbësorësh duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 45 të tjerë para se ta vriste policia.


Autoritetet thonë se shoferi u vra nga një polic që hipi tek buldozeri ndërsa kalonte sot në rrugën kryesore të Jeruzalemit Xhafa. Zyrtarët e cilësuan një sulm terrorist incidentin.

Policia thotë se shoferi ishte një burrë arab nga Jeruzalemi lindor i cili kishte kryer vepra penale edhe në të kaluarën. Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se ai punonte për një kompani që po bënte punime në rrugë, ku ndodhi incidenti.


Grupi ekstremist palestinez Hamas mohoi që ta kishte kryer sulmin dhe tha se nuk ka informacion për autorin. Por një zëdhënës i Hamasit e cilësoi incidentin një reagim të natyrshëm ndaj agresionit të përditshëm izraelit ndaj palestinezëve. //ad//

XS
SM
MD
LG