Lidhje

Qeveria shqiptare nënshkruan tre marrëveshje me Bankën Botërore

  • Armand Mero
  • Tiranë

Qeveria shqiptare nënshkroi sot tre marrëveshje kredie me Bankën Botërore, për financimin e projekteve të rëndësishme. Bëhet fjalë për një total prej mbi 64 milion dollarë. Një ndër projektet krysore është ai i rrugëve dytësore dhe lokale,që përfshijnë 1500 kilometra e që pritet të përfundojë në vitin 2012. Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Kamil Nomah, u shpreh e kënaqur, që Shqipëria po kalon në statusin e një vendi me të ardhura të mesme e për pasojë, mund të marrë edhe financime tregtare.//lk

XS
SM
MD
LG