Lidhje

Politikania kolumbiane Betankur takohet me fëmijët në Bogota


Politikania franko-kolumbiane Ingrid Betancour, e cila u mbajt peng për 6 vjet me radhë nga gueriljet majtiste në Kolumbi u ribashkua sot me dy fëmijët e saj, në një takim emocional në Bogota.

Zonja Betancourt dhe 14 pengje të tjerë, përfshirë tre kontraktorë amerikanë të mbrojtjes, u liruan dje me një operacion të rrezikshëm shpëtimi, të cilin agjentët kolumbianë të sigurimit e quajtën të përsosur.

Zonja Betancourt, e cila ka shtetësi të dyfishtë franceze dhe kolumbiane, do të kthehet në Francë së bashku me fëmijët, të cilët arritën në Kolumbi me një avion të qeverisë franceze.

Sipas autoriteteve, agjentët të zbulimit arritën t’i mashtrojnë gueriljet dhe t’i bëjnë ata të dorëzojnë pengjet më të rëndësishëm për t’u transportuar me helikopter drejt në një baze tjetër. Pengjet hipën në një helikopter i cili më pas doli që ishte i qeverisë duke i shpëtuar ata.

Presidenti Bush tha se e kishte uruar presidentin kolumbian Alvaro Uribe përmes një bisede telefonike.//lk

XS
SM
MD
LG