Lidhje

OSBE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende përballet me vështirësi


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende përballet me vështirësi për të trajtuar çështjet e dala nga trazirat e marsit 2004.

Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë në një raport që bëri publik sot se policia, prokurorët dhe gjykatat nuk kanë arritur të marrin masat e duhura për këto çështje.

Në raport thuhet se vënia para drejtësisë e shkaktarëve të dhunës me motive etnike, është një nga themelet e një shoqërie moderne që respekton të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

19 vetë gjetën vdekjen në ngjarjet e marsit 2004 në qytetin e ndarë të Mitrovicës. 900 të tjerë u plagosën, ndërsa protestuesit dëmtuan gjithashtu qindra ndërtesa mes së cilave kisha dhe manastire.//IB

XS
SM
MD
LG