Lidhje

Intervistë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës mohoi të ketë krizë në koalicionin qeverisës të drejtuar prej tij. Duke folur për shkarkimin e zëvendës ministrit të transporteve, Naser Osmani, kryeministri Thaçi tha se vendimi i tij nuk ka qenë i ndikuar as nga aspekti politik dhe as ai individual, por është marrë mbi bazën e përgjegjësisë së lartë shtetërore. Lidhur me kërkesën e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e bisedimeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, zoti Thaçi u shpreh se nuk duhet të ketë mëdyshje për bisedimet me Beogradin për çështje të interesit të përbashkët, por ato duhen zhvilluar si bisedime midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane.


XS
SM
MD
LG