Lidhje

SHBA: Festohet 4 korriku, Dita e Pavarësisë


Sot është 4 korriku, dita kur në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Pavarësisë, një ditë kur përkujtohet lindja e kombit amerikan 232 vjet më parë. Në 4 korrik të vitit 1776, delegatët nga 13 koloni amerikane deklaruan zyrtarisht pavarësinë nga Britania. Në Washington, sipas traditës, sot do të ketë një shfaqje spektakolare me fishekzjarre, ndërsa në Coney Island, në Nju Jork, tradicionalsiht, zhvillohet një garë për ngrënien e sa më shumë hotdogjeve.

Presidenti Xhorxh Bush mbajti sot një fjalim në Virxhinia, në shtëpinë e Tomas Xhefersonit, i cili ka qenë Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara dhe autori i Deklaratës së Pavarësisë. Në ceremoni bënë betimin, sipas traditës, 72 qytetarë të rinj amerikanë.

Fjalimi i presidentit u ndërpre disa herë nga thirrjet e një numri protestuesish, por presidenti u përgjigj duke thënë, se “ne në Shtetet e Bashkuara besojmë në lirinë e fjalës”. Kandidati demokrat për President, Barak Obama, po merr sot pjesë në një paradë në shtetin e Montanës, ndërsa kandidati republikan Xhon McCain, po merr pjesë në një paradë të ngjashme në shtetin e tij, Arizona.//lk

XS
SM
MD
LG