Lidhje

Polonia kërkon stimuj shtesë për vendosjen e sistemit të raketave


Kryeministri polak Donald Task thotë se paketa e fundit amerikane e stimujve ndaj Polonisë për vendosjen e sistemin të mbrojtjes nga raketat nuk është i kënaqshëm.

Udhëheqësi polak u tha gazetarëve dje në Varshavë se vendi i tij mbetet i hapur ndaj bisedimeve të mëtejshme për këtë çështje. Ai e quajti ofertën amerikane për përmirësimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë të pamjaftueshme. Zoti Task tha se çdo marrëveshje duhet të forcojë sigurinë e Polonisë, të përmirësojë mbrojtjen e saj dhe të përfshijë dislokimin e përhershëm të sistemeve amerikane Patriot kundër raketave në Poloni dhe jo vetëm për një vit siç kanë ofruar Shtetet e Bashkuara.

Zoti Task dhe zëvendës presidenti Dik Çeni biseduan për rreth 40 minuta në telefon të enjten në darkë.Zyrtarët amerikanë thanë të mërkurën se të dyja palët kishin arritur një marrëveshje në parim mbi planet. Çdo marrëveshje rreth mbrojtjes nga raketat do të duhet të miratohet nga qeveria polake.//lk

XS
SM
MD
LG