Lidhje

Vdes ish-senatori republikan american  Xhesi Helms


Ish-senatori amerikan Xhesi Helms vdiq të premten në moshën 86 vjeçare.

Zoti Helms, një politikan me bindje të forta konservatore, shërbeu për 30 vjet në senat si përfaqësues i Karolinës së Veriut para se të dilte në pension në vitin 2002 për arsye shëndetësore.

Ish-senatori me natyrën e tij luftarake dhe mënyrën e hapur të të folurit, ishte një figurë kontradiktore në Kongres, duke ngjallur admirimin e shumë konservatorëve dhe indinjatën e liberalëve.

Zoti Helms ishte kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ishte një kundërshtar i ashpër i komunizmit. Në vitin 1996, ai ishte një nga hartuesit e një ligji që e forcoi bllokadën ekonomike të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës, një veprim që u përshëndet nga shumë kubano-amerikanë.

Ai gjithashtu u përpoq për shumë vjet që Shtetet e Bashkuara të ndërprisnin pagesën e fondeve ndaj Kombeve të Bashkuara, duke vënë në dyshim misionin dhe rëndësinë e organizatës botërore.

XS
SM
MD
LG