Lidhje

Parku Ballkanik i Paqes mes Shqiperisë, Malit të Zi dhe Kosovës


Keto dite ishte ne Shqiperi profesoresha Antonia Jang, e cila eshte ideatore e nismes per krijimin e Parkut Ballkanik te Paqes, ne zonen nderkufitare mes Shqiperise, Malit te Zi dhe Kosoves. Profesoresha Jang thote se qeverite e tre vendeve duhet te shpejtojne per konkretizimin e kesaj nisme. Sipas saj, zona nderkufitare mes Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi ka pasuri te rradha natyrore dhe nje menyre te veçante e tradicionale te jeteses, thuajse unikale ne Europe. Profesoreshe Antonia Jang eshte autore e tre librave dhe shume studimeve per Shqiperine, Kosoven dhe Malin e Zi.


XS
SM
MD
LG