Lidhje

Shqipëri: Arrestohet grupi që vidhte përmes kartave të kreditit


Në Shqipëri policia njoftoi sot zbulimin dhe arrestimin e 17 personave pjestare të një grupi i cili organizonte vjedhje me anë të kartave të kreditit. Truri i grupit ishte një djalë i ri 19 vjecar, Endit Gjergjani, student në Tiranë.

Përmes një pajisjeje të sofistikuar elektronike ai arrinte të riprodhonte karta krediti, VISA dhe Mastercard, me të dhëna të personalizuara të blera, sipas policisë, përmes piraterisë në internet. Kartat e kreditit ishin me të dhëna të shtetasve të huaj. Fillimisht grupi ka përdorur tërheqjen e parave në bankomatet e Bankave kryesore shqiptare. Janë të paktën 400 raste në qytetet kryesore të vendit.

Më pas ata kanë nisur të kryejnë blerje të sendeve me vlerë, si argjendari, automjete luksoze të prodhimeve të fundit, artikuj të ndryshëm, në qendra biznesi në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë. Sipas policisë dhe prokuorisë së Tiranës, agjentët e të cilëve kanë hetuar për mëse 8 muaj, bëhet fjalë për vlera tepër të mëdha të vjedhura përmes kartave të kreditit. Kjo ështe hera e parë që policia dhe prokuroria shqiptare hetojnë një krim të tillë.

XS
SM
MD
LG