Lidhje

Kandidaturat për çmimet e Shoqatës së Muzikës Amerikana


Shoqata e Muzikës Amerikana ka shpallur emrat e kandidatëve për çmimet e këtij viti, që është ceremonia e shtatë e kësaj shoqate. Këngëtari dhe kompozitori, James McMurtry, dhe bateristi i vjetër i grupit The Band, Levon Helm, janë emëruar për tri kategori secili, pra më shumë se çdo artist tjetër.

James McMurtry, "Just Us Kids"

Kjo është kënga "Just Us Kids" e James McMurtry, që është vlerësuar mjaft pozitivisht nga kritika muzikore. Prandaj nuk do të jetë e papritur kur ky këngëtar nga Teksasi të fitojë në kategoritë kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Shoqatës së Muzikës Amerikana më 18 shtator.

Por "Just Us Kids" ndesh në një konkurencë të fortë në kategorinë e albumit më të mirë të vitit, duke patur përballë "Trouble in Mind" nga Hayes Carll, "Dirt Farmer" nga Levon Helm dhe "Raising Sand" nga Alison Krauss dhe Robert Plant.

Alison Krauss & Robert Plant, "Gone Gone Gone"

Kjo është kënga "Gone, Gone, Gone" e albumit "Raising Sand" nga Alison Krauss dhe Robert Plant, këngë që është emëruar edhe për kategorinë Kënga e Vitit. Për këtë kategori janë emëruar James McMurtry me "Just Us Kids", Tift Merritt me "Broken" dhe Hayes Carll me "She Left Me For Jesus".

Edhe Levon Helm, i cili konkuron me James McMurtry në kategoritë Albumi i Vitit dhe Artisti i Vitit, është emëruar për kategorinë Kënga e Vitit me "Poor Old Dirt Farmer" nga albumi i tij "Dirt Farmer".

Levon Helm, "Dirt Farmer"'

Krahas këngëtarëve Levon Helm dhe James McMurtry, kandidatë për kategorinë Artisti i Vitit janë Jim Lauderdale, i cili fitoi në vitin 2002 dhe Steve Earle.

Aktualisht Steve është duke zhvilluar turne për të promovuar albumin e tij "Washington Square Serenade". Ky album, ku bën pjesë edhe kënga "Tennessee Blues", fitoi çmimin Grammay në 2007 në kategorinë e Albumit më të mirë bashkëkohor folk/amerikana.

Steve Earle "Tennessee Blues"

XS
SM
MD
LG