Ekonomisti dhe historiografi nga Shqipëria, Teodor
Kareco, thotë se historia e Shqipërisë ka nevojë për t'u rishkruar por puna e
bërë deri tani ka mangësi serioze. Ai kritikon sidomos botimin e Historisë së
Popullit Shqiptar të vitit 2007 për pasaktësi, mungesë dokumentacioni dhe
paragjykime ndaj figurave apo ngjarjeve historike. Dr. Kareco ka qenë studiues
dhe pedagog i ekonomisë në Universitetin e Tiranës ndërsa sot jeton në Troy të
shtetit Miçigan.