Lidhje

Hapet takimi i nivelit të lartë të G-8 në ishullin Hokkaido të Japonisë


<!-- IMAGE -->

Në ishullin verior Hokkaido të Japonisë, u hap sot takimi i nivelit të lartë të udhëheqësve të tetë vendeve të industrializuara të botës.

Kryeministri i Japonisë, Yasuo Fukuda përshëndeti udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në fillim të rendit të ditës është një drekë pune me udhëheqësit e disa vendeve afrikane për të diskutuar përpjekjet që duhen bërë për t'iu përgjegjur varfërisë në këtë kontinent.

Para fillimit të takimit, Presidenti i Komisionit European, Jose Manuel Barroso, propozoi krijimin e një fondi prej më shumë se një miliardë dollarësh për të ndihmuar fermerët në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë.

Zoti Barroso tha se fondi prej 1,6 miliardë dollarësh do të vijë nga subvencionet e Bashkimit Evropian që nuk janë shfrytëzuar nga fermerët. Krijimi i fondit duhet të miratohet nga vendet anëtare të Bashkimit.

XS
SM
MD
LG