Lidhje

John Philip Sousa, "Mbreti i marsheve"


Në minutat me muzikë të këtij emisioni do t'ju njohim me muzikantin John Philip Sousa, në përgjigje të letrës së një dëgjuesi nga Brazili. Sousa jetoi dhe krijoi nga fundi i viteve 1800 dhe fillimi i viteve 1900. Ai u lind në Washington, D.C., në vitin 1854. Babai i tij u lind në Spanjë nga prindër portugesë, ndërsa nënë ishte bavareze.

John ishte vetëm 6 vjeç kur filloi të mësonte violinën dhe të kompozonte. I ati ishte muzikant në Bandën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe John hyri në atë bandë për të mësuar kur ishte 13 vjeç dhe qendroi me të deri në moshën 20 vjeçare.

Në vitin 1880, Sousa u bë dirigjenti i Bandës së Marinës. Pak vite më vonë ai kompozoi "Semper Fidelis", që është edhe marshi zyrtar i Korpusit të Marinës, për të nderuar oficerët dhe ushtarët e këtij korpusi.

Në vitin 1889, gazeta Washington Post i kërkoi Sousa të kompozonte një marsh për një konkurs ku do të merrte pjesë gazeta. "The Washington Post March" është popullor edhe në ditën e sotme. Ky marsh i dha Sousa emrin "Mbreti i Marsheve". Ai kompozoi mbi 130 marshe.

John Philip Sousa është autori edhe i marshit zyrtar të Shteteve të Bashkuara me titull "The Stars and Stripes Forever".

XS
SM
MD
LG