Lidhje

Leni Krevitz në Muzikën e së Djelës


Lenny Kravitz, është rikthyer pas një periudhe shkëputjeje për arsye shëndetësore. “Love, love, love” është titulli i këngës së tij të re, ndërkaq këtë javë në tregun amerikan është hedhur dhe albumi i një këngëtareje 15 vjeçare, e njohur edhe si aktore në disa seriale televizive.


”Love, Love, Love” është kënga më e fundit e Lenny Kravitz. I lindur me emrin Leonard Albert Kravitz, në vitin 1964, ai është tashmë një prej emrave më të njohur të muzikës bashkëkohore amerikane. Këngëtar, producent muzike, kompozitor dhe poet, ai ka spikatur përherë për sitilin e tij i cili përmbledh elementë të rokut, muzikës soul, funk, regge, rock hard, elementë të folkut dhe balladave, por të gjitha këto të përshtatura në stilin dhe origjinalitetin e tij. Shpesh, regjistrimet e bëra në studion e tij, mbajnë firmën 100% Kravitz, mbasi ai jo vetëm që këndonte si këngëtar kori apo shoqërues, por interpreton dhe në bateri, kitarrë, apo të gjitha instrumentat që duhen për të kompletuar një këngë. Ai ka fituar katër vite me radhë çmimin “Këngëtari më i mirë për muzikën rok” nga viti 1999 deri më 2002.

Viti 2008 nuk ka qenë mjaft i mbarë për sa i përket shëndetit të tij, gjë që e ka detyruar që të shtyjë koncertet dhe turin e planifikuar për në Amerikën e Jugut që niste në mars. Megjithatë, duket se ai e ka marrë vehten nga situata jo e mirë shëndetësore, dhe tani sjell këngët e tij”Love, Love, Love” e cila po kthehet në një prej më të dëgjuarave për momentin.

******

Është 15 vjeçe dhe tashmë ka hedhur ne treg një album muzikor. Bëhet fjalë për Miaranda Kosgrov, e cila është një prej yjeve të televizionit amerikan. Ajo ka nisur të interpretoj që 9 vjece, por tani ka realizuar dhe albumin e saj muzikor të titulluar “iCArly”. Në këtë album vec interpretimeve të saj, ka dhe bashkëpunime me Avril Lavigne, Natasha Bedingfield, Good Charlote, etj. Vetë 15 vjecarja thotë se këngët e regjistruara në këtë album, janë të rrymës pop-rok. Ajo mendon se ndonëse ka intrpretuar që e vogël, faktiksht muzika dhe kënga kanë qenë gjithmonë prirja e saj më e madhe. Albumi i saj tashmë është në tregun amerikan.

XS
SM
MD
LG