Lidhje

Turqia arreston dy ish gjeneralë për përpjekje për grusht shteti


Mediat turke njoftojnë për arrestimin e dy ish gjeneralëve, nën akuzat për përpjekje për grusht shteti kundër qeverisë pro islamike të këtij vendi.

Agjencia zyrtare e lajmeve Anatolia tha sot, se një gjykatë turke urdhëroi arrestimin e gjeneralëve Sener Erygyr dhe Hyrsit Tolon, për formimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste. Agjensia e lajmeve njofton se ata të dy po mbahen në një burg të Stambollit.

Avokatët mbrojtës të të dy gjeneralëve hodhën poshtë siç i quajtën ata, akuzat e rreme dhe thanë se do të apelonin vendimin në gjykatë.

Gjeneralët e arrestuar janë ndër 21 personat e burgosur të martën nga policia, në një hetim kundër anëtarëve të dyshuar të një rrjeti radikal laik i njohur me emrin Ergenekon.


Autoritetet thanë se të dyshuarit kishin planifikuar protesta të paligjshme në mbarë Turqinë për më 7 korrik, për kryerjen e atentateve dhe provokimin e konfrontimeve me forcat e sigurisë.

XS
SM
MD
LG