Lidhje

Mësimet e afarizmit ndihmojnë të rinjtë në shkollë dhe jetë


Fondacioni kombëtar për Mësimin e Afarizmit ndihmon të rinjtë nga komunitetet me të ardhura të ulëta të marrin dituri afariste. Në qytetin e San Franciscos, kolegu Mike O'Sullivan bisedoi me disa afaristë të rinj, cilët merrnin pjesë në një konkurs për përgatitjen e një plani biznesi.

Nxënëses së shkollës së mesme Vivian Çau, si shumë fëmijëve aziatiko-amerikanë u pëlqen një pije e quajtur Boba që prodhohet nga qumështi dhe një lloj drithi. Kjo lloj pijeje mund të gjendet në kafene në qytetin e San Franciskos por Vivian thotë se ajo nuk shitet në supermarkete. Kështu që asaj i lindi ideja që të themelojë një kompani e cila do të prodhomte pije me përbërje çaji dhe xhelatine. Ajo është e vetëdijshme se për të pasur suskes me këtë ide, asaj do t'i duhet shumë fat.

"Kam biseduar me shumë njerëz nga shumë kultura të ndryshme dhe shumica e tyre nuk e dinë se çfarë është kjo pije me xhelatinë, dhe shumë prej tyre hezitojnë ta provojnë. Shpresoj pra që njerëzit do të jenë të gatshëm të provojnë diçka të re."

Vivian është finaliste në një konkurs, ku nxënësit paraqesin plane biznesi. Finalisti tjetër Ugo Ugamba podhon kapela me stema ndriquese të cilat punojnë me bateri. Ai thotë se stema të tilla mund të vendosen në kapelat e kujdo që i kërkon.

"Mund ta sjellësh kapelën tënde dhe unë mund të vendos stema ashtu siç dëshiron ti."

Fituesi i garës, nxënësi Huong Çeng, planifikon të themelojë një kompani e cila do të dërgonte vullnetarë të shkollave të mesme për të ndihmuar pensionistët. "Edhe pse nuk duket se ka shumë vullnetarë ata mund të gjenden në çdo kohë. Unë e kam parë se të gjitha klubet në shkollën time organizojnë mbledhje fondesh, prandaj mendova se do të ishte ide e mirë që këto dy aktivitete të bashkohen dhe kështu më ka lindur ideja për këtë biznes."

Gara u sponsorizua nga Fondacioni kombëtar i Mësimit të Afarizmit dhe kompania financiare Merryl Lynch. Këshilltari financiar Neville Riçardson ka ndihmuar studentët në përpilimin e planeve të tyre të biznesit dhe ka mbetur i mahnitur nga talenti dhe entuziazmi i tyre. "Këta të rinj janë të mahnitshëm. Çdo gjë që u tregon e mësojnë shumë shpejt."

Fondacioni kombëtar i Mësimit të Afarizmit ndihmon mësuesit që t'u japin nxënësve njohuri që u duhen për të filluar një biznes. Drejtori ekzekutiv i fondacionit për rajonin e San Franciskos Gerald Riçards thotë se ky program i ndihmon nxënësit edhe në aspektin arsimor.

"Kemi parë se nga mësimi i afarizmit nxënësit angazhohen edhe në arsimim pra mësojnë matematikë. Ata duhet ta bëjnë planin e tyre të biznesit ku ndër të tjera duhet të parashikojnë anën ekonomike të tij. Por ata duhet edhe ta shkruajnë atë plan, gjë që u ndihmon atyre në të shkruar."

Neville Riçardson thotë se në biznes ka sfida të ndryshme, gjë që e kanë parë edhe këta nxënës gjatë përgaditjes së planeve të të tyre të biznesit.

"Disa njerëz dëshirojnë të merren me shërbime të ushqimit, të gatuajnë. Ata mendojnë se mund ta bëjnë një gjë të tillë nga shtëpia e tyre. Por ne mundohemi t'u shpjegojmë se ndoshta do t'u duhet të gjejnë ndonjë vend ku duhet të paguajnë qera dhe sigurim. Pra ne u paraqesim atyre skenarë të ndryshëm që mund të ndeshin në biznes."

Zoti Riçardson thotë se nxënësit i përforcojnë aftësitë e tyre të zgjidhjes së prolemeve gjatë procesit të zhvillimit të një plani të hollësishëm biznes. //ad//

XS
SM
MD
LG