Lidhje

BE pranë standartizimit të rregullave bazë për imigracionin


Gjatë një takimi në Francë, Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord sot rreth rregullave bazë të imigracionit dhe azilit. Franca, e cila mban presidencën e radhës së bllokut kërkon që propozimi të zyrtarizohet në muajin tetor.


Me autorësinë e qeverisë franceze, rregullat e propozuara për imigracionin dhe azilin synojnë vënin e standarteve evropiane bazë për imigrantët e ligjshëm dhe të paligjshëm.

Ky hap do të shtrëngonte rregullat kundër imigracionit të paligjshëm, për shembull, që ata të cilët kapen të dëbohen - duke përshtatur kështu kriteret e imigracionit të ligjshëm me nevojat individuale të secilit vend të BE. Franca kërkon gjithashtu venien në funksion të rregullave evropiane bazë për azilkërkuesit. Një numër ministrash të drejtësisë dhe rendit të vendeve të Bashkimit Evropian që po takohen në qytetin e Kanës e mirëpritën propozimin francez.

Ministri i brendëshëm grek u shpreh se besonte se propozimi do të finalizohej para përfundimit të mandatit të Francës që kryeson BE-në deri në muajin dhjetor. Ministri i brendëshëm spanjoll, i cili shprehur rezerva rreth disa pjesëve të propozimit francez, tha se ishte i kënaqur. Rregullat e propozuara duhet të marrin parasysh edhe shqetësimet e vendeve të bllokut.

Thirrjet e Francës ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që të hedhin poshtë masat për rregullimin masiv të imigracionit të paligjshëm - gjë që është bërë nga Italia dhe Spanja vitet e fundit - janë zbutur, siç është zbehur edhe kërkesa franceze që imigratët të nënshkruajnë të ashtëquajturën kontratë të integrimit. Por grupe të të drejtave të njeriut si CIMADE janë kritik ndaj marrëveshjes së imigracionit.

Sonia Lokku, që drejton organizatën joqeveritare, thotë se propozimet për imigracionin janë bazuar më shumë në shqeëtsimet evropiane për sigurinë sesa tek të drejtat e njeriut apo nevojat ekonomike që ka Bashkimi Evropian. "Evropa ka shumë nevojë për imigracionin. Kjo është e qartë për arsye gjeografike por edhe për ekonomike. Ka shumë arsye për një shtet si Spanja përshembull që të jetë rregullator në masë për imigracionin. Sepse ata e dinë që imigrantët kontribuojnë shumë në ekonomi. Pasi janë bërë të ligjskëm dhe kanë marrë dokumentet, imigrantët paguajnë taksa, kontribojnë për sistemin e sigurimeve sociale, pensionin e shumë të tjera. Ndaj është një situatë që të sjell përfitime nga të gjitha anët."

Vitet e fundit një numër vendesh të Bashkimit Evropian janë vënë në ndjekje të imigrantëve ilegalë të alarmuar nga dhjetëra mijëra që zbarkojnë çdo vit në brigjet evropiane me synimin e statusit të imigrantit. Por njëkohësisht grupe të të drejtave të imgrantëve thonë se një Evropë që po plaket do të ketë më shumë nevoja për imigrantë për tregun e punës. //ad//
XS
SM
MD
LG