Lidhje

Japoni: Presidenti Bush takohet me homologun rus Medvedev


Afrika dhe disa çështje të tjera janë në qendër të vemendjes në takimin e nivelit të lartë të Tetëshes sot në Japoninë veriore. Presidenti Bush u tha pjesmarrësve se ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer me zgjedhjet presidenciale të Zimbabves të cilat u shoqëruan me dhunë. Sot, përpara ceremonisë së hapjes, udhëheqësit e vendeve më të pasura zhvilluan takime dypalëshe. Ndërkohë, Presidenti Bush u takua me homologun e tij rus Dmitry Medvedev.


Ky ishte takimi i parë që Presidenti Bush zhvillon me zotin Medvedev, që pas ardhjes së tij në postin e presidentit të Rusisë. Dmitry Medvedev, erdhi në këtë post si i zgjedhur personalisht nga ish presidenti Vladimir Putin, i cili ende ka ndikim të madh politik në vend si kryeministër.

Presidenti Bush e quajti zotin Medvedev një "njeri të zgjuar" i cili i kupton çështjet.

"Unë nuk kam ndërmend t'i bëj atij psikoanalizën", tha Presidenti Bush pas takimit me zotin Medvedev. "Ai është i hapur dhe kompetent. Mendoj se kur ai më thotë diçka, ai e ka seriozisht," tha Presidenti Bush.

Dy udhëheqësit theksuan se mes dy vendeve ka çështje ku palët janë dakord, si politika ndaj Koresë së Veriut dhe ndaj Iranit. Por ka edhe mosmarrëveshje, si planet amerikane për instalimin në Europë të një mburoje kundër raketave.

Zoti Medvedev tha se presidenca e zotit Bush nuk ka mbaruar ende dhe se ka ka ndër mend të thellojë bisedimet me të.

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Kanadasë, Italisë dhe Rusisë në këtë takim vjetor të nivelit të lartë ndodhen para trysnisë për të rigjallëruar ekonominë botërore në rënie, për të nxitur bisedimet rreth ndryshimit të klimës dhe për të mbajtur premtimet që lidhen me luftën kundër varfërisë dhe urisë.

Takimi përkon edhe me probleme të tilla si çarmatimi i Koresë së Veriut, presioni ndërkombëtar në rritje ndaj Iranit dhe kërcënimi i Këshillit të Sigurimit për t'i vënë sanksione Zimbabvesë lidhur me balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Presidenti Bush po përpiqet të bindë komunitetin ndërkombëtar se sanksionet ndaj qeverisë së presidentit Robert Mugabe duhet të jenë më të ashpra. //ii


XS
SM
MD
LG