Lidhje

Serbi: Parlamenti i jep votëbesimin qeverisë së re të koalicionit


Parlamenti i Serbisë miratoi qeverinë e re të Kryeministrit Mirko Cvetkoviç. Ligjvënësit votuan mbrëmë me 127 vota pro dhe 27 kundër. Koalicioni i ri i zotit Cvetkovic përbëhet nga anëtarë të Partisë Demokratike serbe pro-Perëndimit dhe të Partisë Socialiste nacionaliste, të ish Presidentit Sllobodan Millosheviç.

Duke paraqitur qeverinë e tij për miratimin e Parlamentit, zoti Cvetkoviç theksoi rëndësinë e pranimit të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. Ai tha se një nga veprimet e tij të para do të jetë dërgimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në Parlamentin e BE-së për miratim. Marrëveshja është një hap i rëndësishëm përpara drejt anëtarësimit të mundshëm të Serbisë në BE.

Kryeministri i ri i Serbisë, po ashtu tha se qeveria e tij nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ai bëri gjithashtu thirrje për reforma ekonomike dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit.//lk

XS
SM
MD
LG