Lidhje

Shqipëri, Presidenti Topi dekreton anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë


Në Shqipëri presidenti Bamir Topi dekretoi emrat e 6 kandidatëve të rinj për anëtarë të gjykatës së Lartë.

Muajin e kaluar parlamenti me votat e shumicës rrëzoi në bllok 5 kandidatura për këtë Gjykatë duke provokuar një përplasje me kreun e shtetit.

Pas kësaj presidenti ngriti një grup pune me juristë të cilët pas propozimeve edhe të partive politike përcaktuan kriteret e përzgjedhjes së emrave. Nga 105 kandidatura presidenti Bamir Topi zgjodhi 6 prej tyre, gjyqtarë dhe avokatë me shumë vite eksperiencë.

Dekretet e presidentit erdhën pak pasi parlamenti mbrëmë miratoi me konsensusin e dy forcave kryesore politike ndryshime në rregulloren të cilat parashikojnë seanca dëgjimore me kandidaturat për institucionet kushtetuese si dhe i njohin të drejtën komisionit të ligjeve të shqyrtojë përmbushjen e kritereve ligjore dhe meritën e cdo kandidati. //bsa//

XS
SM
MD
LG