Lidhje

Kristofias kërkon bisedime të drejtpërdrejta mbi ndarjen e Qipros


Presidenti i Qipros Dimitris Kristofias thotë se nuk ka strategji tjetër për paqe në ishullin e ndarë, përveç bisedimeve të drejtpërdrejta me udhëheqësin qipriot turk Mehmet Ali Talat.

Zoti Kristofias i bëri komentet sot para gazetarëve në Nikosia. Ai tha se nuk ka ndonjë plan alternativ dhe tha se shpreson që edhe zoti Talat të mos ketë alternative tjetër gjithashtu.

Dy udhëheqësit ranë dakort muajin e kaluar për bisedime të tjera me 25 korrik për të vendosur nëse do të fillojnë bisedime gjithpërfshirëse për zgjidhjen e ndarjes së ishullit mesdhetar.

Ndihmës sekretari i shtetit Daniel Fried, tha dje se sheh një rast të mirë për të arritur një zgjidhje.

Shpresat për kapërcimin e ngecjes në këtë proces janë shtuar që në shkurt me zgjedhjen e zotit Kristofias. Menjëherë pas marrjes së presidencës, udhëheqësi greko-qipriot u takua me zotin Talat dhe ra dakord të rifillonte bisedimet. //bsa//

XS
SM
MD
LG