Lidhje

Parlamenti Evropian dënon planin diskriminues të Italisë për romët


Ligjvënësit e Bashkimit Evropian dënuan një plan diskriminues të Italisë për të regjistruar shenjat e gishtërinjve të të rriturve dhe fëmijëve romë. Ligjvënësit evropianë theksuan të hënën se Italia duhet të ndryshojë politikat e saj ndaj popullatës rome.

Ministri i Brendshëm i Italisë Roberto Maroni do t'i paraqesë Bashkimit Evropian një raport mbi veprimet e qeverisë së tij ndaj popullatës rome në fund të muajit.

Italianët i shohin romët si shkaktarë të ritmeve të larta të krimit në disa zona. Si rezultat i këtij imazhi, shumë nga qendrat e tyre të banimit janë sulmuar nga italianë të zemëruar. Kohët e fundit çadrave të romëve pranë Napolit iu vu zjarri.

Zoti Maroni thotë se qeveria e re konservatore do të bëjë një regjistrim të popullatës rome dhe të regjistrojë shenjat e gishtave. Fëmijëve, shton ai, do t'u merren shenjat e gishtave me qëllimin për t'i nxitur të vazhdojnë shkollën dhe të mos rrinë rrugëve si lypsarë.

XS
SM
MD
LG