Lidhje

Sekretarja e Shtetit Rajs për vizitë në Gjeorgji


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs arriti për një vizitë në Gjeorgji vetëm pak orë pas luftimeve ndërmjet trupave të Gjeorgjisë dhe separatistëve rusë në rajonin e Abkazisë.


Zonja Rajs arriti në Tbilisi dhe ishte parashikuar të kishte një darkë pune me presidentin Mihail Sakashvili. Para nisjes së saj në këtë vend, një zyrtar i lartë i departamentit amerikan të shtetit i cili nuk pranoi të identifikohej tha se një konflikt i pakontrolluar në rajonet e trazuara të Gjeorgjisë mund të çonte drejt një katastrofe. Zyrtari tha gjithashtu se Rusia duhej ta kishte të qartë se perandoria e saj nuk ekzistonte më.

Autoritetet e Gjeorgjisë të cilët e akuzojnë Rusinë se po ndihmon në rritjen e tensioneve në rajon thanë se të paktën 4 separatistë u vranë gjatë luftimeve në rajonin Kodori në rajonin e Abkazisë. Disa trupa gjeorgjiane njoftohet se janë plagosur. Zyrtarët e Abkazisë konfirmuan luftimet por nuk dhanë ndonjë njoftim për viktima.

Ndërkaq autoritetet gjeorgjiane akuzuan gjithashtu se katër aeroplanë luftarakë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi. //ad//

XS
SM
MD
LG