Lidhje

Presidenti Sarkozi do të marrë pjesë në hapjen e Olimpikeve


Presidenti francez Nikolas Sarkozi deklaroi se do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike megjithëse se më herët kishte thënë të kundërtën.

Udhëheqësi francez e konfirmoi pjesmarrjen e tij në hapjen e lojërave olimpike sot gjatë një takimi me presidentin kinez Hu Gjintao. Ai tha se në këto ceremoni do të merrte pjesë si presidenti i Francës dhe si udhëheqës i radhës i Bashkimit Europian.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve citon presidentin Hu se e kishte mirëpritur këtë deklaratë.

Por disa eurodeputetë e kritikuan vendimin e zotit Sarkozi. Kreu i parlamentit europian Hans Gert Potering deklaroi se ai nuk do të merrte pjesë në ceremonitë e hapjes duke dhënë si shkak mungesën e përparimit në bisedimet ndërmjet Kinës dhe përfaqsuesve të udhëheqësit tibetian Dalai Lama. //ii

XS
SM
MD
LG