Lidhje

Kosova dhe konferenca e donatorëve


Administratorja e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Henrieta For tha sot në Bruksel se Shtetet e Bashkuara do të premtojnë 400 milionë dollarë në konferencën e donatorëve për Kosovën që mbahet nesër po në Bruksel. Bashkimi Evropian shpreson që të sigurojë mbi një miliard e 600 mijë dollarë nga vendet donatore për të ndihmuar Kosovën që të përballojë vështirësitë e mëdha ekonomike dhe papunësinë që llogaritet të jetë 40 për qind. Megjithatë ekspertë në Kosovë thonë se Konferenca nuk do të sjellë ndryshime të menjëhershme në ekonominë e shtetit të ri. //ad//




XS
SM
MD
LG