Lidhje

Apple nxjerr versionin e ri të Iphone


Kompania amerikane Apple filloi të shesë versionin e ri të telefonit të saj mjaft popullor, të quajtur iPhone, duke tërhequr njerëz të shumtë në dyqanet e saj kudo në botë.

Më shumë se 1,000 vetë kishin zënë radhë jashtë një dyqani në Tokio për të blerë telefonin e ri, i cili funksionon gjithashtu si media player dhe me të mund të hysh në internet. Është hera e parë që iPhone shitet në Japoni, vend i njohur për teknologjinë e lartë.

IPhone doli gjithashtu në shitje në Hong Kong, Zelandën e Re, Australi, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.

IPhone-i i ri i tipit 3G, ka shpejtësi shkarkimi më të madhe se sa versioni i mëparshëm dhe është i pajisur me një sistem të pozicionit global.

XS
SM
MD
LG