Lidhje

Album i ri nga Karla Bruni


Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni nxorri sot në treg albumin e saj të tretë, “Sikur të Mos Kishte Ndodhur Asgjë”. Suksesi apo dështimi i tij mund të bëhet një çështje shtetërore. Ish top modelja që më pas u bë këngëtare u martua me presidentin Nicolas Sarkozy në shkurt. Disa admirues po prisnin në radhë sot në Paris për të blerë albumin.

Shumë mendojnë se fakti që ajo është Zonja e Parë nuk e favorizon Brunin për të qënë e suksesshme si artiste. Si një lëshim ndaj statusit të saj zyrtar, Bruni nuk do të japë koncerte ndërsa të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin e Francës që financon organizatat bamirëse. Carla Bruni thotë se kënga me titullin Grua në Dashuri, është kompozuar pasi ajo është takuar me presidentin. Bruni, vjen nga një familje e pasur italiane dhe bëri emër si këngëtare në vitin 2002 me albumin e saj të parë, të titulluar “Dikush më Tha”, album që u shit në 2 milion kopje.

XS
SM
MD
LG