Lidhje

Bosnjë-Hercegovinë, përkujtohet 13-vjetori i masakrës së Srebrenicës


Dhjetëra mijëra myslimanë nga Bosnjë-Hercegovina u mblodhën të premten pranë monumentit të Srebrenicës me rastin e 13 vjetorit të masakrës së Srebrenicës të vitit 1995.

Me rastin e përvjetorit, në monumentin përkujtimor të Potocarit u krye varrimi i 308 viktimave të identifikuara kohët e fundit, të moshave nga 15 deri 84 vjeç. Rreth tre mijë viktima të masakrës janë varrosur rreth monumentit përkujtimor që nga viti 2003.

Forcat serbe vranë rreth tetë mijë burra dhe djem boshnjakë myslimanë pasi morën Srebrenicën, të cilën Kombet e Bashkuara e kishin shpallur si zonë të sigurt.

Kjo konsiderohet si masakra më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. //bsa//

XS
SM
MD
LG