Lidhje

Dita Botërore e Popullsisë


Kombet e Bashkuara po shënojnë sot Ditën Botërore të Popullësisë duke nxitur planifikimin familjar – të drejtën e njerëzve për të përcaktuar numrin dhe kohën për të patur fëmijë. Organizata thotë se tema e planifikimit familjar është një mundësi për të rritur ndërgjegjen ndaj përfitimeve të shërbimeve shëndetësore të riprodhimit për nënat dhe fëmijët e tyre. Në mesazhin e tij në Ditën Botërore të Popullësisë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban ki-moon i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë masa për të pakësuar vdekshmërinë e nënave dhe për të patur qasje universale ndaj shërbimeve shëndetësore të riprodhimit deri në vitin 2015.

Në një mesazh të veçantë, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit të OKB-së për Popullësinë, Thoraya Ahmed Obaid tha se planifikimi familjar është gjithashtu i rëndësishëm për barazinë gjinore dhe luftën kundër varfërisë.

Fondacioni i OKB-së për Popullësinë thotë se 200 milionë gra në mbarë botën thonë se kërkojnë të vonojnë ose të parandalojnë shtatëzaninë por nuk përdorin kontraceptivë të efektshëm. Studimet tregojnë se kontraceptivët mund të parandalojnë dy presje 7 milionë vdekje të foshnjeve dhe mund të shpëtojnë jetët e rreth 175 mijë grave çdo vit.

XS
SM
MD
LG