Lidhje

Arrihet marrëveshje në bisedimet 6-palëshe për Korenë e Veriut


Koreja e Veriut është zotuar të përfundojë çaktivizimin e objektit të saj më të madh bërthamor brenda pak muajsh, në shkëmbim për furnizime me naftë dhe ndihma të tjera ekonomike.

Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve gjashtë palëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut që përfunduan në Pekin.

Në këto bisedime Pheniani ra dakord për të lejuar inspektorë nga 6 vendet të cilët të bëjnë verifikimin e objekteve bërthamore, rishikimin e dokumentave dhe intervista me personelit teknik.

Po sipas marrëveshjes, procesi do të mbikqyrej edhe nga ekspertë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike.

Në një deklaratë të publikuar pas tre ditë bisedimesh thuhet se Korea e Veriut ra dakort të çaktivizojë reaktorin kryesor të Jongbionit brenda muajit tetor.

Po atë ditë, Pheniani do të marrë dërgesa me naftë nga 6 vendet e angazhuara në negociata për t’i dhënë fund programit të Koresë së Veriut për armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG