Lidhje

Rritet 44% numri i deportimeve nga SHBA


Agjencia e Doganave dhe e Imigracionit e Shteteve të Bashkuara njoftoi për një rritje prej 44% të deportimeve gjatë vitit të kaluar. Një zyrtar i lartë i kësaj agjencie tha se mendon që numri i deportimeve të vazhdojë të rritet në përputhje me qëndrimin më të ashpër të qeverisë amerikane mbi imigracionin e paligjshëm.

Agjenti special, Piter Smith, i Agjencisë së Doganave dhe Emigracionit, e cila mbikqyr rajonin e Nju Jorkut, tha se rritja e ndjeshme e deportimeve ndodhi nga zgjerimi i kohëve të fundit i agjencisë. Si dega më e madhe hetimore e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ai tha se Agjencia e Doganave dhe Imigracionit tashmë ka më shumë agjentë, më shumë ambjente dhe më shumë mbështetje nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Smith tha se Departamenti i Sigurisë Kombëtare, më shumë se tre vjet të kaluara, e bëri luftën kundër imigracionit të paligjshëm një prioritet, por u desh disa kohë që agjencia të shihte rezultate konkrete.

Të dhënat e Agjencisë tregojnë se më shumë se 280 mijë persona u deprotuan gjatë vitit fiskal 2007, krahasuar me 186 mijë një vit më parë. Përse kjo rritje kaq e madhe?

"Kemi parë një farë rritje brenda agjencisë së Doganace dhe Imigracionit tek ekipet tona të arrestimeve, me ekipet tona të deportimeve, krahas procesit aktual për largimin nga vendi të njerëzve. Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka blerë aeroplanë, kanë bërë kontrata me burgje të veçanta në mënyrë që ne të mund të largojmë këta njerëz brenda sistemit shumë më shpejt"

Duke folur më gazetarë të organeve të huaja të shtypit në Nju Jork, zoti Smith tha se një arsye shtesë për rritjen e numrit të deportimeve është rritja e numrit të gjyqatrëve që që gjykajonë çështjet dhe urdhërojnë deportimet.

Zoti Smitha tha se imigracioni ilegal vazhdimisht është një problem i rëndësishëm për Agjencinë, por zgjedhjet e ardhëshme presidenciale e bëjnë edhe më të rëndësishëm.

"Imigracioni ndoshta është pika më e nxehtë dhe më e madhe në zgjedhjet tona. Mund të shohim kanalet e lajmeve CNN, FOX, CBS, ABC, dhe të gjitha zokonisht në emisionet e mbrëmjes ka ngjarje që kanë të bëjnë me shqetësimet për imigracionin. Dhe gjithmonë do të jetë një temë e nxehtë".

Zoti Smith tha se mund të duhen muaj, disa herë vite, të arrestosh dhe të deportosh dikë, por ai mendon se numri i deportimeve do të vazhdojë të rritet, veçanërisht pas disa vitesh.

XS
SM
MD
LG