Lidhje

Ceremoni përkujtimore për viktimat e Srebrenicës


Serbët e Bosnjës organizuan një ceremoni përkujtimore për rreth 3500 viktima serbe, që janë vrarë gjatë konflikteve ballkanike në vitet ’90.

Kryeministri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik dhe zyrtarë të tjerë morën pjesë në këtë ceremoni dhe vunë kurora në varrezën Bratunac në afërsi të Srebrenicës.

Përkujtimi u bë vetëm një ditë pasi myslimanët e Bosnjës shënuan 13 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës ku forcat serbe vranë rreth 8000 burra dhe djem myslimanë.

I dërguari më i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje Milorad Lajçak mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Srebrenicë dje ndërsa zëvendësi i tij Ivan Busniak mori pjesë në ceremoninë e organizuar sot në Bratunac. //rd//

XS
SM
MD
LG