Lidhje

Kompanitë ajrore shkurtojnë shërbime për të kursyer benzinë


Çmimi i naftës ka arritur rekorde të njëpasnjëshme. Linjat ajrore amerikane po përpiqen të kursejnë duke eliminuar disa shërbime që sjellin shpenzime. Ndërkohë Kongresi amerikan po shqyrton projekt-ligje që thuhet se do të stabilizonin çmimet e naftës.


Pasagjerët duhet të jenë të përgatitur se nuk do të shohin më filma në avionët e shoqërisë US Airways. Agjencia thotë se e lehtëson me 227 kilogramë peshën e avionit duken hequr sistemin televiziv. Kjo do të thotë se kursehen 10 milionë dollarë në vit.


Një shoqëri ajrore ka vendosur ndenjëse më të lehta dhe të tjerë janë duke shqyrtuar mundësinë e përdorimit të rervistave më të lehta në peshë. Agjencia American Airlines do të shmangë përdorimin e bojës për logot e veta, duke e lehtësuar peshën e avionit me 180 kilogramë.

Jet Blue do të ulë shpejtësinë e fluturimit. Duke e zgjatur udhëtimin vetëm dy minuta, agjencia thotë se kursen 13 milionë dollarë në vit.

Kapiteni John Prater i Shoqatës së Pilotëve të Linjave Ajrore thotë se çmimet rekord po shkaktojnë një krizë."Jemi këtu për të lëshuar sinjalin e alarmit për çmimin e naftës".


Specialistët fajësojnë spekulatorët se po i çojnë çmimet në nivele jashtëzakonisht të larta. Ata duan që Kongresi të vendosë kufizime që do nuk do të lejonin spekulatorët të grumbullonin kontrata, duke manipuluar çmimet."Paratë janë ato që u japin shtysë tregjeve dhe nëse e heq një sasi parash, çmimi do të bjerë".


James May i Shoqatës së Transportit Ajror thotë se nëse nuk vendosen kufizime dhe nëse nuk ulet kostoja e naftës, industria e fluturimeve ajrore do të vuajë pasojat."Ne kemi njoftuar për shkurtimin e 30 mijë vendesh pune. Kjo shifër është vetëm fillimi".

Kjo organizatë që mbron interesat e agjencive ajrore ka hapur një faqe interneti për të siguruar mbështetje. Amerikanët mund t'i dërgojnë letra Kongresit, duke kërkuar ligje për pakësimin e spekullimit. Përveç kësaj presidentët e disa shoqërive ajrore i dërguan një letër klientëve, duke kërkuar ndërhyrje.

Kongresi po merr në shqyrtim një paketë reformash propozuar nga Senatorët Susan Collins dhe Joseph Lieberman."Një ekspert që ishte thirrur për të raportuar tha se spekullimet mund ta kenë rritur 40 deri në 60 dollarë çmimin e një fuçie nafte".

Ekspertët e industrisë ajrore thonë se çmimi i një bilete avioni është tani 190 dollarë. Vetëm kostoja e karburantit për një udhëtim është 138 dollarë. Ekspertët thonë se kjo është arsyeja që shoqëritë ajrore nuk po nxjerrin sasinë e mjaftueshme të parave. Ata thonë gjithashtu se nuk parashikojnë që rënia e mundshme e çmimeve të naftës të eliminojë të gjitha problemet e linjave ajrore. Por mund të ndihmojë në rritjen e fitimeve.//IB

XS
SM
MD
LG