Lidhje

Vdes veterani anti-komunist polak, Bronislav Geremek


Policia polake njoftoi se ish ministri i jashtëm i Polonisë, Bronislav Geremek, veteran i Lëvizjes anti-komuniste të viteve ’80, ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në pjesën jug-perëndimore të Polonisë.

Policia tha se vetura Mercedes e zotit Geremek u përplas sot me një mikro-bus në afërsi të qytetit Krakov. Lidhur me këtë aksident, tani për tani nuk ka hollësi të tjera.

76 vjeçari Geremek, i diplomuar si historian, shërbeu si Ministër i Jashtëm i Polonisë nga viti 1997 deri në vitin 2000 dhe mbikqyri procesin e anëtarësimit të Polonisë në NATO.

Zoti Geremek i përkiste krahut reformist të Partisë Komuniste në pushtet, para se të bëhej këshilltar i ngushtë i Leh Valesës dhe sindikatës së pavarur Solidarnost në vitin 1980. Më 1989, Sindikata Solidarnost arriti një marrëveshje për bashkë-qeverisje me autoritet qeveritare, që gjerësisht shihet si një akt që i dha fund sundimit komunist prej gati 5 dekadash në Poloni.

XS
SM
MD
LG