Lidhje

Ekipi amerikan i femrave në futboll synon të mbrojë medaljen e artë


Ekipi amerikan i futbollit për femra u kthye fitimtar me medalje të artë nga lojrat olimpike të Athinës në 2004. Ndërkohë që ekipi po përgatitet për lojrat olimpike të 2008-tës në Pekin, mbështetja për të sa vjen e shtohet.

Në një vend si Amerika ku futbolli rradhitet pas bejsbollit dhe futbollit amerikan, ekipi amerikan i femrave në futboll ka luajtur një rol të madh për shtimin e popullaritetit dhe mbështetjes për këtë sport. Në 20 vitet e fundit, ekipi amerikan ka fituar dy medalje të arta olimpike dhe shpreson që në lojrat e sivjetshme në Pekinit ta mbrojë titullin e fituar në olimpiket e 2004.

“Është e vërtetë që futbolli këtu nuk është aq popullor sa në Evropë, Azi apo gjetkë. Por ne, si ekip femrash, na është dhënë të jemi të parat për diçka në historinë e këtij sporti në Amerikë. ”

Hope Solo një nga portieret e ekipit, ndihet e kënaqur se si është shtuar përkrahja për ekipin. Turma e grumbulluar që mezi pret ndeshjen mes Kanadasë dhe ekipit amerikan në stadiumin e Uashingtonit tregon për shtimin e tifozëve amerikanë. Sulmuesja Abby Wambach është me ekipin që nga viti 2003.

“E parë në një këndvështrim më të gjerë, e parë me perspektivën e së ardhmes, për brezat që po frymëzojmë, ka mjaft arësye për të luajtur futboll. Këto janë cilësi të veteranëve të sportit të cilët i preferoj dhe gjithmonë kam dashur t’i ndjek. ”

Sulmuesja Natasha Kai shenoi 3 nga 6 golat e ekipit amerikan që mundi Kanadanë 6 me 0.

E ardhur nga një familje me preardhje të përzier, të bardhë, filipinas e aziatikë, Kai ka punuar shumë për të arritur endërren amerikane.

“Nuk ka rendësi nga e ke prejardhjen nga një qytet i vogël apo i madh. Jam nga pjesa rurale e Havait dhe po jetoj endërrën time. Duhet të bësh çmos që të arrish endërrat tua, synimet e tua. Mos lejo askënd të të thotë që ti nuk mundesh.”

Konkurenca në arenën ndërkombëtare, në një nga sportet më popullore në botë kërkon sakrifica personale. Orari i ngjeshur i stërvitjes dhe udhëtimet e largojnë Lindsai Tarplin nga familja e saj.

“Ekipi është bërtë familja ime e dytë. Kalojmë shumë kohë së bashku. Edhe pse jam larg tim shoqi, ia kaloj kaq mirë me shoqet. Është një eksperiencë e mahnitshme.”

Trajnerja e re Pia Sundhage beson se puna e palodhshme do ta shpërblejë ekipin në lojrat e Pekinit si dhe në SHBA kur të kthehet.

“Vajtja në lojrat olimpike, një lojë e mirë dhe fitorja e ndeshjeve shpresoj se të gjitha këto do ta shtojnë edhe më shumë mbështetjen për ne.”

XS
SM
MD
LG