Lidhje

Franca feston ditën e Bastijës


Franca feston Ditën e Bastijës. Udhëheqës nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, si dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, me në krye presidentin francez Nikolas Sarkozi morën pjesë në festime.

Krerët botërorë ndodheshin në Paris për takimin e djeshëm të Bashkimit të Mesdheut. Prania e presidentit sirian Bashar al-Asad mes udhëheqësve që shikonin paradën ka zemëruar aktivistët e të drejtave të njeriut, politikanët e opozitës dhe disa prej ushtrisë franceze që kishin shërbyer me trupat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban.

Zoti Asad është akuzuar për sponsorizimin e terrorizmit dhe minimin e procesin të bashkimit të Lindjes së Mesme. Me rastin e Ditës së Bastijës, zoti Sarkozi i dha çmimin më të lartë të vendit të tij, Medaljen e Nderit, disa personave të njohur, mes tyre edhe francezo-kolumbiania Ingrid Betankor. Kjo festë kombëtare franceze përkujton hyrjen me forcë në burgun e Bastijës në vitin 1789, e cila shënon edhe fillimin e Revolucionit Francez. //rd//

XS
SM
MD
LG